Dhunimi i kenianes në Tiranë, ish-drejtori i policisë: Po të dëshifrohej do zbuloheshin shumë problematika

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në strukturat e policisë ka folur në lidhje me rastin e dhunimit të vajzës keniane Joy e cila ndodhet në gjendje kome pasi dyshohet se u dhunua dhe më pas u hodh nga dhoma e saj.

Hajdarmataj shprehet se kjo nuk është ngjarja e vetme që policia ka fshehur. Ai thekson se po të ishte deshifruar kjo çështje do të kishte nxjerrë shumë problematika edhe në shkallë institucionesh duke filluar që nga Ministria e Jashtme.

‘Siç thashë, ne jemi mësuar që në shumë raste policia mundohet të fshehë ngjarje, dhe sensitive. Ka qenë një periudhë që policia e shtetit ka pasur një trend për të mos deklaruar ngjarjet. Nuk bëhet fjalët për një konflikt të çastit, por kjo është një ngjarje që është shumë sensitive për opinionin publik, pasi është e përfshirë një shtetase e huaj.

Është një ngjarje që po ishte deshifruar, do të kishte nxjerrë shumë problematike, që nga Ministria e Jashtme etj.

Në këtë moment që ne po flasim jemi tek pjesa e prokurorisë e cila po heton ngjarjen. Por që në momentet e para që ka ndodhur kjo ngjarje, opinioni publik duhej të ishte informuar’, u shpreh ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdamataj në SYRI TV.