Dhunimi i aktivistes demokrate, Meta kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë dhe SPAK-ut

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë, ku një aktiviste demokrate është dhunuar nga shefi i komisariatit.

Me anë të një deklarate ku dënon dhunën, Meta ka kërkuar ndihmën e Prokurorisë dhe SPAK-ut të hetojë çështjen dhe të arrestohen autorët.

Pak më parë presidenti bëri një tjetër apel të fortë ku përkonte zbardhje urgjente të ngjarjes së pak ditëve më parë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Regimi i Ilir Metës:

I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian. 🇦🇱🇪🇺

Shtuar 24.04.2021 02:04