Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje.
34-vjeçari A.Sh është vënë në pranga nga efektivët e komisariatit numër 4 pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij të mitur.
Ndëkrohë policia ka vënë në pranga dhe një 62-vjeçar pasi ka aksidentuar një grua, si dhe ka proceduar penalisht disa të rinj për sherr në rrugë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin G. A., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. H., 51 vjeçe. Si pasojë 51-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Sh., 24 vjeçe, banuese në Unazë të Re. 24-vjeçarja, ditën e djeshme, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 19.10.2023, rreth orës 11:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, janë konfliktuar shtetasi K. D., 18 vjeç, dhe dy shtetas të moshave 15 dhe 16 vjeç, me shtetasit E. A., 18 vjeç, G. R., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshe procedurale.