Dhunë në familje dhe plagosje me sende të forta, disa të arrestuar në Pukë dhe Shkodër

Një 35-vjeçar është arrestuar në Pukë, pasi goditi me sende të forta një 64-vjeçar.

Ndërkohë, një 35-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij..

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin P. B., 35 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi të mitur, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.12.2023 10:59