Një konflikt mes 2 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Elbasan.
Sherri ka degraduar në dhunë fizike dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 57 vjeçar, i cili është goditur me sende të forta nga një person tjetër. Gjatë goditjes ai është rrëzuar dhe është përplasur me një tavolinë.
Për momentin ndodhet në spital për të marrë kujdesin shëndetësor.
“Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit”, thotë policia.
Vijon puna për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com