Dhunë ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar për dhunë në familje. Ai ka rrahur bashkëshorten e tij dhe policia e ka arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 08:49