Dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, arrestohet 38-vjeçari në Devoll

Një 38-vjeçar në Devoll me iniciale N. S., është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së tij dhe dhunë psikologjikë ndaj vajzës së mitur.

Pas arrestimit të 38-vjeçarit, bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 10.10.2023 14:49