Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 kanë folur ditën e sotme mbi ngajrjen që tronditi opinionin publk ku një e moshuar në Pejë dhunohej nga një punonjëse e azilit ku ajo qendronte, një nga ish-punonjëset e azilit.
Njëra nga ish-punonjëset e cila gjatë detyrës së saj është kujdesur për të moshuarën e dhunuar ka deklaruar se ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me të dhe se ajo nuk ka qenë e dhunshme, perveç disa nervozimeve që mund të shfaqte për shkak të sëmundjes së saj.
“Kur e kemi parë nuk e kemi besuar që ka ndodhur, jemi shokuar nga ngjarja. Veprimi i saj është i pajustifikueshëm. Kemi punuar në azil, ndihemi shumë të shokuara nga ngjarja. Unë kam punuar rreth 2 vite aty dhe nuk kemi pasur asnjë ankesa ose raste të tilla.
Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me zonjën e dhunuar dhe me gjithë banorët, kemi qeshur bashkë e kemi qarë bashkë. Kanë qenë ditë shumë të mra, ajo nuk është person agresiv megjithse sëmundja bën të vetën. Nuk e justifikon asgjë atë që kanë bërë ato persona, çfarëdo sëmundje të ketë zonja nuk mund të goditet me shuplaka edhe nëse ka pasur ndodnjë reagim të dhunshëm. Djali i saj ka qenë jashtë shtetit, vajza e saj vinte shpesh dhe e vizitonte, nuk kemi pasur mosmarrëveshje asnjëherë me familjarët e saj. Zonja ndonjëherë prej sëmundjes mund të ketë pasur reagime nervoze por jo dhunë”, u shpreh ajo.