Dhuna ndaj shqiptarëve në Malin e Zi, flet mjeku i spitalit të Shkodrës: Djemtë kishin dëmtime në kokë dhe në…

Ditën e sotme, mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës, Astrit Lahi, ka folur lidhur me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve, të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi.

Sipas tij, djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë.

Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabilizuar.

“Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminimet e para vihej re se kishin dëmtime, në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminimet përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë ën spitalin rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë.

Në përgjithësi ishin në të njëjtën situatë nuk paraqisnin probleme neurologjike. Koshiencë të qartë njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta  që u bë me okulistin pa probleme madhor ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativisht e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për rikontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi”,- tha mjeku.


Shtuar 7.01.2024 15:00