Kryetari i AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinja, ka reaguar i indinjuar në lidhje me rastin e dhunimit të nënës së Dëshmorit Taulant Nura, në Qendrën për të Moshuar, në Pejë.
Haradinaj shkruan se është i tronditur dhe uron që të i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Reagimi:
I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!