Dhjetë sera me kanabis, në pranga dy persona dhe një në kërkim, çfarë zbuloi policia pas kontrollit

Dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Durrës. Me finalizimin e operacionit të koduar policor “Thumana” në pranga u vu K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Kurse, në kërkim u shpall  A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i një prej të arrestuarve.

Njoftohet se gjatë kontrollit në Shkozë-Bardhë në truallin pas banesës së 68-vjeçarit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Një pjesë e fidanëve janë asgjësuar kurse një pjesë tjetër janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Thumana”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Sekuestrohen një sasi farash kanabisi dhe një armë gjahu.

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në kuadër të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për tentativën e kultivimit të bimëve narkotike në sera, në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Thumana”.

Në kuadër të këtij operacioni bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë;

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë (djali i shtetasit Q. F.).

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Shkozë-Bardhë, Njësia Administrative Thumanë, në truallin pas banesës së shtetasit Q. F., kanë konstatuar 10 sera në të cilat ishin të kultivuara 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë banesë u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon…