Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës.
Në garë për këtë post ishin dy kandidatura. Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota.
Sot është konsituuar Këshilli Bashkiak i Himarës. Teksa anëtarët e Këshillit betoheshin, kryetari i Bashkisë Fredi Beleri i përshëndeti ata përmes një letre nga qelia e burgut, aty ku ndodhet prej datës 12 maj pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 Majit.
Të pranishëm në mbledhje ishte ambasadorja e Greqisë , Konstantina Kamitsi, ndërsa në krah të saj qëndronte nga njëra anë Vangjel Dule. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe djali dhe bashkëshortja e Fredi Belerit.
/albeu.com./