Dhëndri qëllon me armë zjarri drejt familjes së gruas në Tiranë, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Tiranën mesditën e sotme, ku një person i identitikuar si Dan Hutra ka hyrë në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Si pasojë e të shtënave 2 persona kanë mbetur të vrarë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin mjekim dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij tip “C Class.”

Mësoht se Hutra sapo ishte liruar nga burgu.

Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe gjithashtu janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit./Albeu.com.


Shtuar 1.03.2023 13:20