Devoll/ I moshuari gjendet i pajetë në një pus, për çfarë dyshohet

Mbrëmjen e djeshme, një i moshuar është gjetur i pajetë në një pus me ujë në Devoll.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll., banues në fshatin Eçmenik.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83-vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.


Shtuar 16.04.2024 07:32