Një atentnat i mundshëm kundër presidentit rus Vladimir Putin u përhap me shpejtësi si lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare ku thuhej se limuzina e tij kishte shpërthyer.
Lajmi fillimisht është publikuar nga General SVR, i cili është një kanal rus Telegram që poston rregullisht informacione të supozuara të brendshme për Putinin dhe Kremlinin.
Sipas Dailymail, ndërsa disa janë skeptikë ndaj gjeneralit SVR, të tjerë thonë se është një nga kanalet e pakta të spikatura anti-Putin në Rusi që ofron një pasqyrë të ngjarjeve të vërteta në Kremlin. I njëjti burim pretendon në një postim të veçantë se Putini kishte urdhëruar të dashurën e tij Alina Kabaeva, 39 vjeç, një ish-gjimnaste olimpike, të bënte një abort, duke çuar në një ‘përkeqësim’ të marrëdhënieve të tyre.
Në një postim tjetër, kanali pretendoi se një shtatzëni e Kabaeva, të cilën e “zbuloi” dhe publikoi në maj, tani ishte ndërprerë. Kjo ishte arsyeja që Kabaeva, që përflitet se ka disa fëmijë me liderin e Kremlinit, i cili do të jetë 70 vjeç muajin e ardhshëm, është fshehur javët e fundit. Ajo u pa për herë të fundit në gjysmën e parë të qershorit në Shën Petersburg, por që atëherë nuk është shfaqur në publik.
Në lajm thuhej se në fund të gushtit, presidenti këmbënguli që Alina të abortonte, pavarësisht se shtatzënia ishte tashmë më shumë se 20 javë dhe nuk kishte indikacione mjekësore dhe sociale për abort.
“Pas abortit, u shfaqën komplikime dhe për ca kohë Kabaeva nuk mund të shfaqej në publik. Me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, mijëra gra dhe fëmijë po vriten në Ukrainë. Por ai gjithashtu donte të pështynte njerëzit e afërt të tij, duke përfshirë gruan e tij dhe fëmijët”, -thuhej në postim.
Putin nuk ka konfirmuar kurrë një marrëdhënie me Kabaeva dhe zyrtarët e tij kanë lëshuar mohime të cilat nuk besohen nga shumë rusë.