Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 26 vjeçari Klinton pira qëlloi me thikë për vdekje të dashurën e tij ganeze Jaësackie Jaboah dhe më pas u vetëhodh nga kati i tetë i banesës ku jetonte.
Sipas informacioneve, Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze.
Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia. Ata kishin pasur një situatë të tensionuar më parë dhe e reja nga Gana kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.
26-vjeçari jetonte në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. 26-vjeçari qëlloi me thikë të dashurën e tij ganeze Jaësackie Jaboah pas një konflikti dhe më pas u ngjit në katin e 8 të pallatit e u hodh nga lartësia ku gjeti vdekjen e menjëhershme.
Pasi u plagos, 31-vjeçarja arriti të dalë nga banesa dhe zbriti poshtë duke kërkuar ndihmë. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ganezja me pasaportë franceze kishte ardhur ditën në Shqipëri dhe kishte marrë me qira një banesë për një ditë./albeu.com