DETAJET/ Tronditi tërë Greqinë! Babis dërgohet në burg por jo në atë të burrave

Gjykata greke vendosi që Babis Anagnostopoulos, vrasësi i gruas së tij, Caroline Crouch të mbetet në burg.

Mësohet se 32-vjeçari, Babis Anagnostopoulos është dërguar për arsye sigurie, në burgun e grave në Korydallos, raportojnë mediat greke.

Gjatë seancës gjyqësore, Babis ka deklaruar se nuk ka planifikuar vrasjen e Caroline dhe se ishte penduar për krimin e rëndë duke kërkuar dëshminë e fqinjëve të tij të cilët sipas tij do dëshmojnë martesën e lumtur që kishin.

Rikujtojmë se Babis mbyti me jastëk Caroline dhe inskenoi një grabitje të bujshme në shtëpi, duke varur edhe qenin e tyre.

Pas më shumë se 1 muaj, policia e cila nuk arriti të kapë asnjë grabitës, shoqëruan në komisariat pilotin ku rrëfeu krimin e rëndë që kishte kryer. /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 22.06.2021 20:00