DETAJET/ Tërmet i fuqishëm “shkund” Qipron

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në Qipro.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, epiqendra e tërmetit ishte në jug të Paphos.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa zona të Qipros, ndërsa në Paphos, ka pasur shqetësim dhe frikë tek banorët.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo të lënduar, por priten raportime shtesë në orët në vijim./albeu.com/