DETAJET/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan (FOTO LAJM)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutave në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se të shtënat kanë ndodhur në biznesin “Kafe Agimi” në Elbasan.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar zona ku ka pasur të shtëna.

Deri më tani të paktën një person është i shoqëruar. Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur apo viktima./albeu.com/