DETAJET/ Si u ekzekutua jashtë sufllaqerisë boksieri i famshëm: Mjaftuan 3 plumba

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e boksierit 58-vjeçar, Michalis Kapiris.

Protothema” ka zbardhur dëshminë e një personi që ka parë nga afër të gjithë momentin e vrasjes, që ndodhi jashtë një sufllaqerie.

Sipas tij, mjaftuan tre plumba, dy në kraharor dhe një në qafë, që t’i merrnin jetën Kapiris, i njohur me nofkën ‘Koka’.

“Unë parkova në një distancë prej dy metra nga motoçikleta e ndaluar në të cilën ishte ulur viktima. Ai ishte afër dyqanit dhe po bisedonte me dy vajza. Ndërsa unë isha duke zbritur për të shkuar në dyqan, motoçikleta me autorët kaloi pranë meje dhe ata ndaluan menjëherë para viktimës. Shoferi e qëlloi atë 3-4 herë. Viktima ra në anë të rrugës i vdekur,”-tha ai .

Vrasja ndodhi menjëherë pas orës 22:30 dhe paraprakisht dyshohet se boksieri 58-vjeçar është viktimë e larjes së hesapeve mes “kumbarëve të natës”. /albeu.com/

 


Shtuar 17.05.2021 09:09