Të tjera detaje kanë dalë nga arratisja e Edison Pulës nga burgu në Itali.
Sipas burimeve nga mediat italiane, bëhet me dije se një dron dyshohet se ka ndihmuar Edison Pulën të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali.
Sipas mediave italiane arratisja u përgatit me bashkëpunëtorë të krimit të cilët e kanë ndihmuar të largohet e më pas e kanë strehuar.
Nga hetimet paraprake hetuesit dyshojnë se 27 vjecari është ndihmuar nga një dron, i cili mendohet se ka futur në ambientet e burgut sharrën me të cilën ai preu hekurat e qelisë.
27-vjeçari në burgun e Trevizos njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial. Ai u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.
Edison Pula, 27 vjeç, nga Shqipëria, hartoi një planin për t’u arratisur dhe e kreu me sukses. Menjëherë nisi një koordinim mes Skuadrës Fluturuese dhe zyrës së hetimit të Policisë me drejtimin e burgut dhe policisë së burgjeve.
I riu është në kërkim nga policia e burgjeve dhe forca të tjera policore.
Në Shqipëri më 19 shtator 2016, 27 vjeçari tentoi të vriste një ish-agjent me tritol. Krimet e renda e hetuan në atë kohë.
Në Krujë, dy ditë mbasi ai u morr i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thane se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua./ ilgazzettino.it/