DETAJET/ Përplasja i mori jetën pacientës, gabimi i shoferit të ambulancës që shkaktoi aksidentin në Rinas

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme në Rinas. Një autoambulancë është përplasur me një makinë dhe nga ky aksident ka ndërruar jetë pacientja 42-vjeçare e cila ishte në gjendje kritike për jetën.

Policia bën me dije se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i bërë nga shoferi i autoambancës Ilir Shullazi.  Ambulanca është përplasur me makinë në pronësi të Antigon Abazi, banues ne Fushë-Krujë, i cili lëvizte në gjendje të dehur nga mbikalimi i Kasharit për në drejtim të aeroportit.

Sipas policisë nga verifikimi për alkool rezultoi në masën 0.27mg/l dhe prova dytë 0.28mg/l.

Si pasoje e aksidentit ka gjetur vdekjen brenda ne ambulancë pacientja Anila Berdaku rreth 42 vjeçe, e cila ishte nisur nga Fushë-Kruja për në Tiranë pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.

Nga ky aksident është plagosur shoferi I ambulancës, në gjendje jo të mirë shëndetësore ndërsa janë lënduar lehte infermieri I ambulancës dhe një e afërme e viktimës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.11.2021 09:08