DETAJET/ Nga SMS e natës tek shenjat në shkollë, si i “gjuante” 14 vjeçaret drejtori i shkollës në Pogradec (FOTO LAJM)

Ditën e sotme ra në pranga drejtori i një shkolle në Pogradec, Adriatik Haxhillari.

Sipas informacioneve, mësohet se ai u dërgonte mesazhe dhe bënte shenja ngacmimi kundrejt dy vajzave të mitura gjatë orëve të mësimit.

Në prani të psikologes, dy 14-vjeçaret kanë rrëfyer se drejtori kishte dy javë që i ngacmonte seksualisht. Për pasojë, ato ishin detyruar që tu tregonin gjithçka familjarëve të tyre, të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici. Mesazhet drejtori ua dërgonte dhe gjatë orëve të natës.

Ditën e sotme Haxhillari është pezulluar nga puna dhe është vënë në pranga.

Pritet që në ditët në vijim ai të dalë në gjyq për çështjen dhe të vendoset për masën e sigurisë./albeu.com/