DETAJET/ Nga martesa për letra me ganezen në Angli deri tek hasmëria e familjes dibrane

Janë zbardhur detaje të reja nga jetesa e çiftit që humbi jetën ditën e sotme në Tiranë.

Dy të rinjtë kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe martesa për letra, mendohet të jetë kthyer në një dashuri të vërtetë.

Kliton Pira 26 vjeç, kishte 3 vite që jetonte në Angli. Ai kishte kaluar me kamion në shtetin ishullor në mënyrë të paligjshme, ndërsa kishte bërë lidhje martesore me shtetasen Jaësackie Jaboah, për dokumenta ndërsa historia e tyre u kthye edhe në një histori dashurie nga sa provohet përmes postimeve në rrjetet sociale.
Burime i thanë Fax Neës se Klitoni rreth 3 vite më parë, sapo kishte mbërritur në Angli kishte humbur edhe babain. Zyrtarisht u njoftua si vetëvrasje, por që familjarët dyshuan se ishte vrarë. Ai ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura.

Genci Pira babai i 26 vjeçarit u njoftua nga policia se ishte gjetur i vetëvarur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje. Madje edhe i biri para se të shkonte në Angli, udhëtonte drejt Greqisë me të atin ku punonin me sezone kryesisht në bujqësi. Familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit, raporton Fax News.

Një burim tjetër tha se Klitoni e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, ndonëse në polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje për shkak të hasmërisë.

I riu njihej si ndër më të sjellshmit në “Don Bosko”, ndërsa një i njohur i tij thotë pa pranuar të identifikohet, se dyshon tek shtetësja geneze ta ketë përfshirë në ndonjë aktivitet apo histori që ai nuk e ka dashur./albeu.com