Detajet nga arrestimi i Alda Klosit, pastruesja dëshmoi për 7 orë në polici: Për çfarë akuzohet ish-zyrtarja e Kryeministrisë

Detaje të reja bëhen me dije nga arrestimi i ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi, e cila doli zbuluar pasi pastruesja Rozeta Dobi i vodhi 120 mijë euro.

Dobi ka dhënë një dëshmi gjatë ditës së djeshme në polici nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Ajo ka dhënë dëshminë para hetuesve dhe më pas është transferuar sërish në burgun 325 ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar për vjedhjen e parave në banesën Klosit.

Pikërisht pas dëshmisë së Rozeta Dobit, ish-zyrtarja e Kryeministrisë u arrestua ditën e djeshme. Policia ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit nga Prokuroria.

Ndak Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale. /albeu.com

 

 


Shtuar 4.02.2023 07:43