DETAJET/ Nesër përballja e madhe Basha-Berisha, policia në gatishmëri të plotë

Nëser kreu i PD Lulzim Basha do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar ndërkohë Sali Berisha do të nisë zyrtarisht referendumin në të gjithë Shqipërinë.

Burimet pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se ditën e nesërme do të jetë në gatishmëri për çdo situatë që mund të ndodhë në Partinë Demokratike.

Strukturat e rendit, në rang qëndror dhe lokal janë porositur të tregohen vigjilente dhe në gatishmëri për çdo situatë të mundshme.

Ashtu sikurse në Kuvendin e 11 dhjetorit, policia deri më tani nuk ka indicie për ndonjë situatë që mund të cënojë rendin dhe sigurinë, megjithatë, prezenca e efektivëve do të jetë në distancë dhe në gatishmëri. /albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 11:56