DETAJET/ Ku e prangosi “SPAK” Lefter Kokën

Kanë dalë detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka.

Sipas burimeve të albeu.com, Koka është arrestuar në shtëpinë e tij në Durrës rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm.

Ish-ministri akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Ka qenë doja e famshme e Inceneratorëve, që ka vënë pas hekurave Lefter Kokën. Ka qenë fillimisht Partia Demokratike e më pas Lëvizja Socialiste për Integrim që kanë depozituar padi në SPAK për ish-ministrin.

Kujtojmë se PD asokohe kallëzoi në Spak edhe kryeministrin Rama, Klodian Zoton, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe Mirel Mërtirin./albeu.com/