DETAJET/ I shau e kërcënoi familjen, vëllai i Fabio Dushkut vjen në Shqipëri dhe merr peng Kozak Braçin (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga rrëmbimi i Kozak Braçit nga katër persona, ngjajre e ndodhur ditën e  djeshme në Tiranë.

Policia ka shpallur në kërkim autorët e rrëmbimit, ku dy prej tyre janë identifikuar.

Një ndër rrëmbyesit është edhe vëllai i Fabio Dushku, personi që Kozak Braci kërcënoi dhe ofendoi gjatë një dalje LIVE në Instagram.

Pas ofendimeve të njëpasnjëshme të bëra nga Kozak Braçi, vëllai i Fabio Dushkut, i cili aktualisht gjendet i dënuar në Greqi, ka ardhur posaçërisht për “t’u sqaruar” me Braçin.

Në kërkim është shpallur nga Policia e Tiranës, Daniel Dushku.

Rrëmbimi i Kozak Braçit ndodhi vetëm pak orë ku ai është dhunuar dhe detyruar të kërkojnë falje për ofendimet dhe kërcënimet në rrjetet sociale. /albeu.com/


Shtuar 24.09.2021 11:22