DETAJET/ I riu tapë terrorizon lokalin, qëllon drejt kamerierit pasi i kërkoi të ulte zërin

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Drimadhes ku pas një konflikti është qëlluar me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se pas një sherri fizik, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.

Një i ri është konfliktuar fillimisht me dy persona dhe më pas ka nxjerrë armën.

28-vjeçari H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë. I detyruar nga puna, kamarieri i është afruar dhe i ka kërkuar të ulë zërin, por ka hasur në kundërshtinë e tij.

28-vjeçari është konfliktuar fizikisht me kamerierin dhe një person tjetër në lokal dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.

Pas ngjarjes i riu është larguar, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

 


Shtuar 28.06.2021 09:23