Detajet e plagosjes me thikë në Shkodër, daja qëlloi disa herë nipin pas sherrit (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku daja ka plagosur me thikë nipin e tij.

I plagosur ka mbetur Bedar Troshani, i cili është dërguar në spital. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Zyhdi Shpejtimi është arrestuar nga policia.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër

Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.

Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje. /albeu.com


Shtuar 26.01.2023 19:28