DETAJET/ Caroline ishte drejt divorcit, Babis bleu tokën me paratë e vjehrrës

Janë zbardhur detaje nga vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis, i cili u arrestua 1 muaj pas krimit të rëndë.

Sipas Protothema, 6 ditë para vrasjes së Caroline, piloti bleu një tokë në emrin e tij me paratë që kishte marrë nga nëna e gruas së tij. Lajmi u konfirmua për SKAI nga avokati i familjes, Thanasis Harmanis.

Ndërkohë, avokati i Eleni Mylonopoulou, psikologia e çifti zbuloi se Caroline i kishte thënë bashkëshortit se do të divorcoheshin para se të fillonin seancat tek ajo.

“Caroline kishte vendosur të divorcohej dhe erdhi tek unë për ta këshilluar sesi ta trajtonte prishjen e martesës së saj. 20-vjeçarja nuk pranoi të kishte marrëdhënie me prindërit e bashkëshortit të saj dhe nuk e kishte fshehur dëshirën për të lënë shtëpinë,”-tha ajo.

Gjithashtu Caroline kishte vendosur që të mos e pagëzonte vajzën e tyre, Lidia, në Athinë por në Filipine, vend nga ku edhe kishte origjinën. Këto informacione kanë qenë që në fillim pjesë e dosjes së përgatitur nga autoritetet duke vendosur që në fillim Babis nën “dritën” e të dyshuarit kryesor.

 

Shtuar 4.07.2021 15:12