Një aksident tragjik i mori jetën një fëmije të mitur pasditen e sotme në Bërxullë.
Dy makina u përplasën njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Ky i fundit në momentin e ngjarjes ndodhej në lokalin e të atit.
Nga përplasja e fortë e makinave, janë thyer xhamat e lokalit të babait të viktimës.
“Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.
Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”/albeu.com/