“Dua të vras sa më shumë njerëz!”
Kjo është dëshira e shprehur e autorit të sulmit me armë në Rusi ku deri më tani raportohen për 8 të vdekur dhe më shumë se 10 të tjerë të plagosur. Sulmi ka ndodhur në një universitet në Rusi, në qytetin Perm. Nga videot e publikuara nga mediat ruse, shihet sesi të rinjtë hidhen nga dritaret e shkollës për tu shpëtuar plumbave të autorit.
Mësohet se i riu shtetasi si Timur Bekmansurov, është plagosur dhe ndaluar nga policia ruse.
“Që prej kohës kur e njoh veten, gjithmonë kam menduar për vdekjen. Unë nuk e di sa mund të vras, por do të bëj gjithçka që të marrë sa më shumë njerëz me vete”, shkruante Bekmansurov, i cili vetë ka mbetur i plagosur pas sulmit.
Sipas mediave ruse, autori ishte një njeri i mbushur me urrejtje dhe kishte kohë që planifikonte këtë sulm, madje kishte kursyer para që të blinte armën e zjarrit. /albeu.com/