DETAJET/ 8 plumba mbi trup, viktima i ekzekutuar në Athinë dyshohet se është një 34-vjeçar shqiptar (VIDEO)

Një atentat ka tronditur Athinën në zonën e Sepolia ku sipas mediave greke, një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri.

Viktima është një i ri shqiptar i moshës rreth 34 vjeç jeta e të cilit u ndërpre pasditen e sotme në një ndër lokalet e zonës.

Vrasja e shqiptarit sipas mediave greke ka të bëjë me trafikun e drogës në Athinë duke theksuar se ky nuk është atentati i parë ndaj viktimës.

Viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet, dyshohet se është një shtetas i njohur për krime në Shqipëri ndërkohë në shkurt i shpëtoi një tjetër atentati në qendër të Athinës.

Dëshmitarët kanë deklaruar se pas vrasjes, ku autori qëlloi 8 herë mbi viktimën duke I marrë jetën në vend, u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 30.05.2021 18:38