Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se ai është qëlluar me një plumb në kokë.
Në makinën “Fiat Punto” ku i riu u gjet pa shenja jete, nuk kishte asnjë dokumentacion.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore në vendin e quajtur “Qafa e Topit”.
Makina dyshohet të jetë në pronësi të një vajze nga Tirana, me të cilën policia po tenton të komunikojë.
Policia dhe grupit hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com