Administrata për ekzekutimin e sanksioneve në koordinim me burgun e Idrizovës dhe organet e sigurisë, dhe në bazë të informacioneve të mbledhura për gjendjen e sigurisë në burgun e Idrizovës ka zbuluar se një pjesë ë të burgosurve kanë gërmuar një tunel për arratisje.
Sipas informacioneve që përcjellin mediat vendase, tuneli ka disa muaj që është hapur, ndërsa në të qëndrojnë të dënuar me burgim të përjetshëm ose me shumë vite burg.
Gërmimi i tunelit është i mirëorganizuar, ndërkaq disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.
Pasi u zbulua vendi i mundshëm nga ku personat e bugosur mund të realizonin planet e tyre të arratisjes, është shtuar më tej siguria, shkruan Alsat.
Duke qenë se bëhet fjalë për objekte të vjetra me ndërtim të fortë që janë jashtë përdorimit, pas procedurës së prokurimit publik është përzgjedhur një kompani me aktivitet të duhur për shembjen e objekteve të përmendura.
Pasi u arrit marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të ofruar ndihmë në realizimin me forcat e veta, dje më 21 mars 2023 filloi shembja e objekteve të zbuluara.
Në të njëjtën kohë, rreth repartit u bënë disa gërmime, gjatë të cilave u gjet një tunel i papërfunduar nëntokësor rreth 50 metra i gjatë.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin./Albeu.com/