DETAJE/ Trupat e pajetë i gjeti i biri, çifti në Divjakë s’kishin pasur konflikte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua këtë pasdite në Divjakë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se çifti Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit.

Ata lanë pas një djalë, i cili ka qenë edhe personi që i ka gjetur në momentin e ngjarjes së rëndë.

Vlen të përmendet se Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 19:20