Detaje tronditëse, ky është 51-vjeçari shqiptar që vrau me thikë gruan e tij në Greqi: Ishte xheloz dhe e kishte dhunuar sistematikisht

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin brutal në Zakynthos, ku një 51-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 41-vjeçare, duke e lënë të vdekur.

Mediat greke raportojnë se 51-vjeçari shqiptar, i arrestuar tashmë, kishte abuzuar sistematikisht me viktimën, për pasojë, disa muaj më parë 41-vjeçarja e kishte denoncuar në polici për dhunë.

Megjithatë, gruaja fatkeqe ishte e bindur se burri i saj i larguar e kishte kapërcyer xhelozinë patologjike që kishte për të dhe kështu e futi atë sërish në shtëpi.

E gjithë kjo deri dje, kur u kthye makthi për nënën e ndjerë. Gjatë një debati që çifti shqiptar ka pasur, 51-vjeçari ka humbur toruan, ka rrahur rëndë 41-vjeçaren dhe ajo e ka denoncuar sërish.

Pak orë më vonë ajo u gjet e pajetë nga thika që mbante 51-vjeçari, me të cilën ai arriti ta godiste dy herë në qafë dhe në gjoks./albeu.com