Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë.
Mësohet se 2 ditë përpara krimit, ka pasur konflikte mes viktimës dhe ish-vjehrrit. Konflikti ka nisur pasi Kudret Saliaj kishte nxjerrë jashtë rrobat e ish nuses së tij. Ndërsa Mexhit Picari kishte konstatuar se mungonin disa rroba dhe florinjtë që e bija kishte pasur.
Masa për vrasjen tronditëse që ndodhi në mes të një lokali në Tiranë do të jepet ditën e nesërme në orën 09:15.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte, ku Mixhit Picari ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij në një lokal pranë gykatë së Tiranës. Gjithashtu mbeti i plagosur dhe prokurori Adriatik Cama, i cili ndodhej rastësisht në lokal.