Detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit në Kamëz, çfarë u gjet në makinën e djegur

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit Can Karriqi në Kamëz. Burime bëjnë me dije se në makinë e djegur që u gjet në zonën e Institutit, që dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes, është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov.

Kujtomë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 20:00. Në rrethana ende të paqarta, 35-vjeçari është gjetur i qëlluar në makinën me targa të huaja.

Pak pas ngjarjes në Institut u gjet një makinë tip “Audi” e djegur.

Në lidhje me këtë ngjarje autorët e dyshuar janë dy, njëri personi që qëlloi mbi Karriqin dhe tjetri ka drejtuar makinën./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 08:38