Detaje të reja nga tragjedia e sotme në Greqi: Avioni ra 100 metra, pilotët u dogjën të gjallë!

Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi paraditën e sotme në Greqi ku u rrëzua një avion dhe dy pilotë humbën jetën.

Mësohet se pilotët kanë qenë të gjallë në momentin që avioni ra dhe u rrëzua vetëm 100 metra larg shtëpisë së njërit mga drejtuesit e mjeteve.

Protothema raporton se dëshmitarët të cilët ndodheshin afër vendit të ngjarjes kanë thënë që menjëherë sapo panë avionin me flakë morën paisjet me ujë dhe u drejtuan drejt vendit ku dëgjuan edhe britmat e dy pilotëve, të cilët u dogjën të gjallë.

“Ne pamë rrëzimin e avionit dhe papritmas dëgjuam një zhurmë. Të gjithë vrapuam për në vend për të parë se sa njerëz ishin brenda avionit, nëse dikush mund të shpëtonte, por edhe të shujmëzjarrin. Sapo mbërrita, i pashë që të dy digjeshin të gjallë.

U përpoqa të dukesha i qetë, si të tjerët. Menjëherë morëm zoorat e ujit në duar nga shtëpitë fqinje dhe u përpoqëm me shpejtësi të shuanim zjarrin por më kot. Foto ishte shumë tronditëse.

Avioni ishte gozhduar në tokë dhe bishti i tij ishte në ajër. Viktimat ishin të pamundura të dilnin, ishin djegur të gjalla,”-, thotë një dëshmitar i incidentit për protothema.gr, i cili ishte në vend që nga momenti i parë për të ndihmuar burrat.

Mediat raportojnë se avioni u rrëzua vetëm 100 metra nga shtëpia atërore e pilotit 58-vjeçar. Në atë moment, brenda shtëpisë ishin vëllezërit e tij, të cilët ishin të parët që vrapuan në vend dhe panë spektaklin tragjik, vëllanë i tyre të vdekur në rrënoja. Dëshmitarët okularë raportojnë se kanë parë avionët që manovronin çuditërisht në ajër.

Aksidenti tragjik ndodhi në Haria Pyrgos paraditën e sotme, kur një aeroplan privat që kishte filluar fluturimin nga aeroporti i Messolonghi me dy pasagjerë u rrëzua në një zonë rezidenciale. Mësohet se shkaku i rrëzimit ishte marrja flakë e motorit të avionit.


Shtuar 21.06.2021 19:52