Detaje të reja mësohen në lidhje me arratisjen spektakolare nga Spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci.
Gazetari raporton për Klan News se plani i arratisjes, dyshohet se ka qenë i mirë-organizuar. Ai tha se në pamje, ai shikohet se shoqërohet në spital pa pranga, gjë e cila nuk lejohet sipas protokollit të policisë.
“Altin Ndoci dyshohet se ka ikur drejt Vorës, pasi është marrë nga një makinë tip Audi. Ai ka dyshime se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë. Arratisja ka qenë e mirë-organizuar. Dy efektivë të burgjeve kanë shoqëruar Ndocin. Ai ecën pa pranga. Autoritetet janë duke verifikuar të gjitha lëvizjet dhe dje u pezullua gjithë zinxhiri komandues i policisë në Durrës”, tha ai.
Personat që kanë bërë planin e arratisjes, dyshohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin.
“Policia është e rezervuar në këtë situatë, në lidhje me ngjarjen. Dje ka pasur shkelje të rregullave dhe protokolleve nga ana e efektiëveve të Burgut të Durrësit. Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve po vijon hetimet e do të shohim nëse do ketë përgjegjësi penale për këtë rast. Polici që ka qëlluar dje gjatë arratisjes është efektivi, që është nën hetim nga SPAK. Personat që kanë bërë planin për arratisje, dyshohet se kanë komunikuar gjithashtu dhe me njëri-tjetrin”.
Altin Ndoci, dyshohet nga SPAK për disa vepra të rënda penale, ndërsa ka qenë pjesë e grupit të Franc dhe Hajdar Çopjas.
Hetimet për rastin vazhdojnë.




