Detaje të reja, Naim Murseli i liroi sediljen e shoferit vrasësit, Liridona pa gjithçka

Detaje të tjera të rënda janë bërë publike nga gazetari Vehbi Kajtazi në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai tha se ajo ka parë gjithçka para se të ekzekutohej. E ndjera ka qenë e ulur në sediljen e pasagjerit kur përpara i ka dalë Granit Plava. Pasi bashkëshorti i saj ka ndaluar, ka dalë dhe i ka liruar sediljen e shoferit vrasësit.

“E ndjera e ka parë gjithë këtë skenë, e ka parë sesi bashkëshorti i vet po e tradhton. I liron karrigen e vet. Ka qenë aty dhe ky futet në vendin e tij dhe e vret”, tregoi gazetari.

Të lidhura

None found

Më pas, Naim Murseli ka ikur në një dyqan, ndërsa autori është larguar me një makinë me qira.

Sipas gazetarit, policia në momentin e parë që e ka marrë për ta intervistuar Naim Murselin e ka parë që ky po gënjen.

Gjithnjë sipas të njëjtave burime, natën e krimit këta Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë shkuar në një hotel bashkë dhe kanë qëndruar në një dhomë.

“Këtu tregon Kushtrim Kokalla sesi Naim Murseli thotë u krye edhe kjo punë, u çlirova”, tha gazetari.

Ndërkohë, Granit Plava ka komunikuar me Kokallën dhe e ka thërritur në një club nate.

I pari që u vu në pranga ka qenë Naim Murseli.

“Naim Murseli telefonin e vet dhe të bashkëshortes i ka zhdukur. Ka dyshime se i ka hedhur në një pusetë kanalizime. Autoritetet kanë bërë një kërkesë në Apple”, tregoi gazetari.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet