Tetë ditë më parë, 41-vjeçarja Bedrie Loka, i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.
Detaje të reja për ngjarjen e rëndë kanë dalë në dritë, ku sipas dëshmisë së vajzës së saj para prokurorëve, mësohet se Xhemal Loka, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.
Të lidhura
“Diku nga muaji Shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze, të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”, ka rrëfyer vajza e çiftit.
Ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë nga ana e hetuesve, megjithatë, ky detaj shton akoma më tepër dyshimet se ishte bashkëshorti, ai që e çoi Bedrie Lokën drejt vetëvrasjes.
Kujtojmë se fillimisht, u raportua se e ndjera e kishte përjetuar shumë keq emocionalisht denigrimin që i ishte bërë figurës së saj në rrjete sociale, por më pas ngjarja mori kthesë tjetër.


