Një aksident i rëndë është shënuar në zonën “Kodrat e Diellit” të Tiranës, ku 29-vjeçarja e identifikuar si Elinta Garo, përplasi me makinë tre këmbësorë.
Në informacionet e siguruara nga gazetarja e “Top Channel” Dorjana Bezat, tregohet se e reja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur 27-vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj.
Me pas e tronditur ajo nuk ka arritur të kontrollojë makinën dhe ka përplasur në trotuar çiftin e bashkëshortëve Begzan dhe Valetina Hysa.
Të aksidentuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.