DETAJE/ Njëri me thikë, tjetri me armë, sherri i vjetër “i hëngri” kokat dy personave në Kavajë

Një konflikt i mëparshëm dyshohet se ka qenë shkaku i tragjedisë së sotme në Kavajë.

Altin Rexha dhe Edmond Gosa humbën jetën pas një sherri të ndodhur mes tyre në vendin e quajtur “Kryqëzimi i valutës”.

Mësohet se shkak i konfliktit të sotëm ishte një çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike. Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Policia e Kavajës pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka marrë fillimisht dy shtetasit që ishin me shenja jete dhe njërin prej e tyre e ka transportuar drejt spitalit të Kavajës dhe tjetrin në atë të Durrësit, por asnjë prej tyre nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Sipas informacioneve të marra në zonë nga gazetari, shtetasi Edmond Gosa ka qenë një person problematik që ngacmonte shpesh njerëz të ndryshëm.

Nga ana tjetër, nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të sherrit që la pas dy viktima./Albeu.com./


Shtuar 29.03.2023 20:20