DETAJE/ Ngjarja e rëndë në Tiranë: Zjarri nisi në bodrum, gjyshja doli nga banesa, foshnja mbeti brenda

Foto ilustruese

Zjarri që shkrumboi banesën private në zonën e “Ali Demit” dhe i mori jëtën foshnjës 6 muajshe, ka nisur nga bodrumi, dhe dyshohet se ka qenë një shpërthim i bombulës që përdorej për gatim.

Në momentin që në banesë ka rënë zjarri, aty kanë qenë vetëm gjyshja dhe foshnja e vogël.

E moshuara ka arritur të dalës nga banesa në momentin që ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit deri në momentin që mbërriti zjarrëfikësja.

Ndërhyrja e zjarrëfikësve bëri që foshnja të dalë gjallë nga banesa, por më pas humbi jetën në spital nga asfiksia./albeu.com