Detaje nga zjarri që shkrumboi dy shtëpitë në Gjirokastër, përreth banesave kishte municion luftarak dhe fishekë

Janë mësuar detaje të reja nga zjarri që shkrumboi pasditen e sotme, rreth orës 16:20 banesat e dy vëllezërve Gjini në lagjen Dunavat i parë, në Gjirokastër.

Zjarrfikësit janë shprehur se gjatë ndërhyrjes së tyre për të shuar flakët, kanë qenë në rrezik pasi përreth dy banesave kishte municione luftarakë si edhe fishekë të braktisur.

Më herët policia bëri me dije se si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe nuk ka njerëz të lënduar. Burime bëjnë me dije se zjarri ka nis nga çatia dhe dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona, një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë. Sapo kanë parë zjarrin ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi ishin të ndërtuara me dru dhe të amortizuara.


Shtuar 18.02.2024 18:32