Detaje nga vetëvrasja e të riut në Lezhës, pas sherrit me të ëmën dhe bashkëshorten, qëlloi mbi veten në oborrin e shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Amaros Dedën, 33-vjeçarin nga Lezha i cili u vetëplagos me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të marra nuk ka arritur dot të mbijetojë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima ka qëlluar mbi veten pas një debati me nënën e tij dhe bashkëshorten.

Mësohet se 33-vjeçari ka hyrë në shtëpi, ka debatuar me nënë dhe bashkëshorten. Më pas ka dalë në oborr dhe është dëgjuar një e shtënë e vetme. Nëna dhe bashkëshortja e kanë gjetur shtrirë në oborr. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe u dërgua në spitalin e Lezhës. Pak më vonë ai ka ndërruar jetë.

Shtëpia ku ka ndodhur ngjarja ishte e survejuar nga kamerat. Këto të fundit janë sekuestruar nga policia dhe po analizohen për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 16:35