Detaje nga plagosja me frezë e 5 vjeçarit në Vlorë: I ati nuk e pa kur i mituri iu afrua pajisjes! Fëmija me plagë të shumta në këmbë e kokë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga freza ditën e martë rreth orës 18:00.

Babai i të miturit ka qenë duke punuar tokën kur fëmija i është afruar frezës. Nuk e ka parë kur djali i është afruar pajisjes.

Fëmija është plagosur rëndë në kokë dhe mushkëri por dëmet më të mëdha i ka te këmbët.

Si pasojë e plagëve, ka pësuar edhe hemorragji të brendshme. Gjendja e tij mbetet kritike.

Por fatmirësisht thirrjes për gjak i janë përgjigjur një numër i lartë qytetarësh dhe janë plotësuar nevojat./albeu.com


Shtuar 24.01.2024 17:59